BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi se vendet e NATO-s janë të gatshme të përshpejtojnë mbështetjen ushtarake në luftën kundër ISIS-it.

“Edhe aleatët e NATO-s janë të gatshëm të përshpejtojnë mbështetjen në luftën kundër grupit xhihadist”, shtoi ai.

Kerry nuk bëri të ditur se cili vend dhe se si do të kontribuojë, por theksoi se anëtarët aleatë mund të vijnë me plane të reja.

“SHBA-ja dhe Turqia do të konsultohen se si të kenë një bashkëpunim të forcave tokësore dhe ajrore për mbylljen e kufirit Siri-Turqi”, deklaroi Kerry.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: