GJENEVË– Sulme ajrore me intensitet të lartë kanë shënjestruar një ditë më parë dhe vijojnë sërish edhe sot në qytetin sirian të Alepos, duke e ndërlikuar në këtë mënyrë misionin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerru në përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe vendosjes së armëpushimit.

John Kerry mbërriti mbrëmjen e djeshme në Gjenevë ku pritet të takohet sot me ministrin saudit të Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir. Ai do të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, për rivendosjen e armëpushimit, hyrë në fuqi më 27 shkurt, por i kompromentuar rëndë ditët e fundit.

Megjithatë, mungesa e Rusisë rrezikon të vështirësojë arritjen e një rezultati pozitiv. Moska dhe Uashingtoni janë iniciatorët e procesit të paqes në Siri, ndërsa Mistura u shpreh se nëse dy shtetet nuk bien dakord është mjaft e vështirë për të shënuar progres të dukshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: