Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Gjeorgji, faza e parë e një vizite dy ditore do të nisë në Ukrainë në mbështetje të shteteve fqinje të Rusisë dhe për të ofruar suportin e NATO-s para samitit të Aleancës në Poloni.

Kerry do të takohet në Tbilisi me presidentin gjeorgjian, Guiorgui Margvelachvili i cili do të marrë pjesë në takimin e NATO-s së bashku me homologun ukrainas, Petro Porochenko.

Si rasti i Ukrainës, ashtu dhe Gjeorgjia aspirojnë të anëtarësohen në Aleancën e Atlantikut pavarësisht kundërshtisë së Moskës duke qënë se të dy shtetet kanë mosmarrëveshje territoriale me fqinjin e tyre mjaft të pushtetshëm.

Ndërsa Uashingtoni është kundër qëndrimit të Moskës në kontekstin e krizës ukrainase, vizita e sekretarit amerikan të Shtetit synon të forcojë lidhjet e Shteteve të Bashkuara me këto dy vende.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: