Bisedimet e ardhshme për paqe dhe tranzicion politik në Siri varen nga vullneti i presidentit sirian Bashar al-Assad për negociata në mirëbesim, ka thënë sot Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry .

“Çështja kryesore tani është nëse Assadi është në gjendje të negociojnë në mirëbesim, dhe ne duhet ta vënë në provë këtë,” ka thënë Kerry për televizionin Bloomberg në Nju Jork.

Assad ka thënë se ai mendon se bisedimet e Gjenevës mund të prodhojnë një qeveri të re siriane që përfshin opozitën, por opozita vazhdimisht ka thënë se Siria mund të ketë tranzicion vetëm me një qeveri pa Assadin.

Kerry, i cili është duke punuar me Rusinë për të bindur Assadin të japë dorëheqje, përsëriti se nuk ka asnjë mënyrë për t’i dhënë fund luftës siriane me Asadin ende në krye.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: