VJENË- Qytetet e izoluara në Siri nga forcat e regjimit do të përfitojnë ndihma ushqimore ndërkombëtare nga ajri nëse OKB-ja nuk do të mundet të ketë akses humanitar, njoftoi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në Vjenë.

“Duke nisur nga data 1 qershor, nëse OKB-ja nuk do të mundet të ketë akses humanitar në një prej këtyre zonave, ISSG-ja (Grupi ndërkombëtar në mbështetje të Sirisë), atëherë do t’i kërkojë Programit Botëror të Ushqimit të vërë menjëherë në zbatim një program të transportit ajror në të gjitha zonat që do të kenë nevoja imediate”, deklaroi Kerry
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: