KORÇË

Shtyhet sërish seanca e Zani Caushit lidhur me kërkesën për ndryshim të nivelit të sigurisë së burgut. Avokati i Caushit ka kërkuar shtyrje për të bërë konkluzionet përfundimtare dhe për t’u njohur me aktet e IEVP Drenovë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 30 të këtij muaji.

Po kështu do të bëhet saktësim në raportin e rrezikshmërisë të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve kundrejt kërkesave të të dënuarit dhe prokurorit.
Zani Caushi rikthehet për të 3-ën herë në gjykatë për ndryshimin e nivelit të sigurisë së burgut. Ai ka mbërritur sot në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie.

Aktualisht Caushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës në siguri të lartë ndërkohë që kërkon të kalojë në siguri të zakonshme.

Më 9 prill në një tjetër seancë, Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb