PSG po bën gjithçka për ta mbajtur yllin e vet Kylian Mbappe dhe konfirmimi vjen nga “Mundo Deportivo”. Gazeta spanjolle raporton për rritjen e ofertës së fundit, të paraqitur nga klubi parizien te përfaqësuesit e 23-vjeçarit.

Kjo ofertë është strukturuar në tetë pika themelore, të cilat shkojnë përtej anës thjesht ekonomike. Ndërkohë, kontrata do të zgjatej vetëm me një vit, me një pagë javore prej një milion eurosh, për një total prej gati 50 milionë euro në vit.

Kjo do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë. Për më tepër, komisionet dhe shpërblimet e bazuara në performancë mund të çojnë në dyfishimin e pagës së tij. Mbappé do të kishte gjithashtu në dispozicion kontrata ekskluzive reklamimi dhe marketingu me kompani të mëdha, të lidhura me ekosistemin e biznesit të “Qatar Sports Investments”.

Gjithashtu, edhe një komision milionerësh, që asnjë klub tjetër nuk mund ta arrijë për të garantuar nënën dhe agjentin e tij. Projekti i PSG-së do të fokusohej tek ai, Mbappe do të bëhej protagonist absolut i strategjisë globale që Katari përgatit për Botërorin e këtij fundviti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb