Një titull i gazetes së dashur Panorama me terhoqi vemendjen që në të gdhirë sot “Haremi i Gjekmarkajt” fut në sherr deputetet “! Duhet të sqaroj opinionin që në sallen e parlamentit nuk kam përdorur asnjëherë këtë koncept!

Dje zonja Balluku në menyrë artificiale citoi keq një artikull tim të fillim shtatorit kur u formua qeveria e re, e risolli publicistiken time të shkruar para se të ulesha ne atë sallë si argument per t’u perballur me opoziten e cila fyhet ore e çast nga Kryeministri.

Nëse ka një gjë që nuk i shkon kesaj qeverie, zonjave dhe zoterinjve të saj është viktimizimi. Nuk ka situatë me qesharake sesa ata që janë në krye të çdo pune të lige viktimizohen , më cinike sesa ti shohesh vjedhesit e zgjedhjeve të ndihen të bullizuar nga opozita.

Jam munduar ta sqaroj asokohe që termi “harem politik” nuk nënkupton haremin si koncept siç e kemi në vetedijen popullore! Kjo ndeshet heret si afinitet , si lidhje , si nënshtrim politik pa kushte në kembim të beneficeve, del herët ne greqishten e lashtë si nocion , në latinisht e më vonë turqisht në kuptimin më të përdorshëm. E gjejme atë në veprat e medha të njerzimit. Nga ky term nuk janë kursyer as papët e Romes , as perendoret e mbreterit e as Presidentet e demokracive bashkëkohore ! E perdorin Zhan Zhak Rusoi, Volter, Benedeto Croce, Bernard Henri Levi, Çomski e shumë të tjerë. Harem është perdorur edhe per burrat jo thjeshtë për gratë.

Haremi ka qëne edhe shkollë madje. Burrat e qeverisë sonë nuk reaguan nuk u ndien të fyer e kuptuan që ishte koncept politik. Dje pas disa muajsh e rifuti ne diskurs me ndonjë sms të ardhur ministrja Balluku, pasi ambasadorja amerikane kishte reaguar kunder fyerjes ndaj zonjes Tabaku. Lipsej për shenje barazie. Duke gjykuar në fillim shtator se u keqkuptova nuk hezitova të kerkoj falje publike për të gjithë ata që mund të kisha lenduar padashje. Një nxitje më shumë ishte edhe një sms i zonjës Helena Kadare një mike që në çdo rast ja çmoj gjykimin dhe jo forca kercenuese e Kanunit.

Të kerkosh falje është burreri ta besh se dyti në menyrë artificiale është dobesi e ketë kenaqesi nuk kisha pse ja jap askujt! Dje Zonja Balluku e cila është aty si politikane , si deputete dhe si ministre si person publik dhe pastaj si grua se ciles kurre dhe në asnjë rast nuk e kam cituar as atë dhe as familjaret e saj per arsye jashtë politike e njerzore , dje duke i rrotulluar fjalet si peshtymen, permes insinuatash, mori në gojë famijen time të gjithen. Asnjehere nuk do gjindet një fjali dhe një rresht që unë ti kem përmendura dikujt familjen e as do të ndodhe. Nëse une kam lenduar dike le ta marrin hakun mbi mua aty ballë per ballë si një person politik e publik ndaj të ngjashmit të vet.

E ftoj Zonjen Belinda të mos e bejë kurrë më por ani si ta ketë. Nderkohe do deshiroja shumë që të zgjeronte rrugen e Veriut se hyme e dalim si në një hinke e duhen ore per te shkuar në Lezhe sidoms gjate veres. Tuneli i Llogarase për të shkuar tek Vilat e Palases e Dhermiut priste edhe ca. Kryeparlamentarja, zonja Nikolla se ciles i rrezellin si smeral merzia atje siper ku rri e drejton punet e parlamentit kujdeset të të mos i permbyllim mendimet, kujdeset të na marrë kohen e një replike siç ma bëri mua dje në salle e shqetesuar vetem kur bezdiset qevera Kryeministri e ministret, dhe në fund të na qortojë me moralizma që me kujtojnë Bep Shiroken e paharrueshem tek filmi “Koncert në vitin 1936″ në rrolin e xhandarit ,me një thuper që i bertiste turmes e cila kendonte ” praj mor ti, prani more teveqela” !

Teksa me hiqte verejtje dje mendova ishallah nuk shkrehet në të qara nga lendimi se do mbyteshim në lot të kripur se godina e kuvendit nuk ngjan me arken e Noas e s’do kishim shpetim! Në galanterinë e saj më shumë besim kam patur. Kokë per të bërë avokatin e opozites siç ka premtuar ka ende. Deri tani po i bën prokurorin asaj. Dhe tjetra që meriton vemendje ështe etiketimi ndaj Braçes me nofken “derrkuc” nga ana ime !

Sigurisht gabim dhe i lyp ndjese pa hezitim por nuk i nderhyj askujt, nuk i bej askujt zhurmuesin, i degjoj të gjithë pa asnjë koment, kur me pelqejne a jo, ndersa dje sa hapa gojen në anen time degjoheshin zhaurima si në një zgjua bletesh, britma dhe thirrje ku zeri i Braçes spikaste! Mu hakerrue me fjalen “idiot” shpresoj te terhiqet edhe ai nga percaktimi.E ndjeva nevojen e ketij sqarimi per te cilin e mbushi kupen titulli i sotem dhe e mbushen goten ata te djeshmit për leshim goje aqsa ishte merzitur edhe gazetari i shquar zoti Rosaku!/panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb