Administratori i KESH zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër ku i prezantoi dy projektet e rëndësishme të realizuara nga Korporata, impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës dhe impiantit fotovoltaikut në digën Qyrsarit.

Sipas Becit kjo është një mundësi e mirë që këto nxënës që të njohin procesin nga fillimi i krijimit të këtyre dy projekteve dhe të jenë aty, si pjesë e praktikave mësimore dhe më pas të vënë në zbartim atë ç’ka do mësojnë.

Ishte kjo dhe arsyeja e bashkëpunimit të KESH me shkollën profesionale në Shkodër e cila u finalizua me një marrveshje mes palëve.

“KESH-i si korporata më e madhe në rajon ka përveçse detyrën për të prodhur ka dhe detyrën që të krijojë dhe mundësi për tregun e punës, kjo është një marrëveshje që ka të bëjë në fakt me lidhjen e shkollave profesioanle të Shkodrës, me studentët dhe me nxënësit të cilët që në këtë fazë do të jetë e mundur të kenë mundësi të bashkëpunojnë, të trajnohen, të mësojnë dhe gjatë proçesit të punës që bëhet sot në Korporatë.

Marrëveshja në thelb presupozon një mundësi të shkëmbimit të informacionit po ashtu dhe të mësimdhënies nga profesorët nga inxhinierët tanë për shkollla profesionale. Njekohësisht përgatitja e një laboratori për shkollën profesionale dhe njëkohësisht një impiant fotovoltaik në Shkollë”.- shton kreu i KESH

Ndër të tjera Beci shton se në filozofinë e Kesh-it, është të trajnojnë nxënësit dhe të hapin tregun e punës në Shkodër kryesisht në funksion të Korporatës e cila ka nevojë gjithmonë e më shumë për njerëz të aftësuar mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: