Vizita e Fjoralba Ponari në Big Brother është shoqëruar me mjaft polemika. E ftuar për Einxhel, mikeshën e saj, moderatorja e Portokalli i dha përpara se të ndahej me të edhe një këshillë; ”Shijoje lidhjen me Dagz, por mos harro lojën”. Duket se kjo fjali ka sjellë edhe reagimin e Arbanës, duke u shprehur se nuk lejohet të japësh informacion nga jashtë dhe se për këtë fakt do të ketë penalizime.

Megjithatë kjo çështje nuk ka mbetur me kaq. Bëhet me dije se pas spektaklit, dy prezantueset kanë pasur një tjetër përballje, duke vijuar atë çfarë lanë në mes gjatë spektaklit. Portalet flasin për një debat mes Arbanës dhe Fjoralbës, pikërisht për këtë ndodhi. Moderatorja e Big Brother i ka kërkuar llogari për gjestin si dhe i ka thënë se në këtë mënyrë ka dëmtuar lojën e mikeshës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: