Kjo është një këshillë shumë e vlefshme, e dhënë nga një miliarder për një milarder tjetër, e cila mund të zbatohet nga të gjithë ne për të arritur suksesin.

Miliarderët Bill Gates dhe Warren Buffett kanë qenë miq të ngushtë për gati 30 vjet. Sa herë që takohen bashkë, Gates thotë: “Ndihem si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash”.

Bashkëthemeluesi i Microsoft shpesh pranon se mençuria e Warren Buffett ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij. Një nga gjërat që Gates ka pranuar hapur se e ka mësuar nga Buffett është që të vlerësojë dhe të mbrojë pasurinë e çmuar të kohës.

Gates shkruan: “Dita e secilit prej nesh ka vetëm 24 orë. Warren e ka shumë të qartë këtë. Ai nuk e lë kalendarin e tij që të mbushet me takime të kota.”

Kalimi nga një takim i padobishëm te tjetri është sigurisht një kërcënim i madh për kohën e shtrenjtë të gjithësecilit prej nesh. Por, ka edhe shumë faktorë të tjerë që mund të na marrin kohë dhe të ndikojnë tek ulja e produktivitetit tonë. Disa shembuj janë:

– Email-i juaj
– Përqendrimi te prioritetet e njerëzve të tjerë
– Njoftimet në telefon
– Lundrimi në rrjetet sociale
– Shtyjra e punëve
– Puna e madhe, por pa produktivitet

Njerëzit e suksesshëm janë shumë të vetëdijshëm që duhet ta përqendrojnë të gjithë ditën rreth gjërave që kanë më shumë rëndësi. Megjithëse ju mund të mendoni se zgjidhja ndaj kësaj ?ështjeje është thjesht “menaxhimi i kohës”, ajo që njerëzit më produktivë kanë arritur të bëjnë me shumë mjeshtëri, është në fakt menaxhimi i vetes së tyre.

Këtu janë katër këshilla të tjera që mund t’ju ndihmojnë për të menaxhuar veten.

Thoni “jo” për pothuajse çdo gjë

Kjo është paksa e vështirë për t’u arritur, por përbën gjithashtu një këshillë tjetër të dobishme dhe mjaft të njohur të Buffett, i cili thotë: “Dallimi midis njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve vërtet të suksesshëm është se njerëzit vërtet të suksesshëm thonë ‘jo’ për pothuajse çdo gjë.”

Shumica e njerëzve ambiciozë motivohen nga rezultatet dhe nga prirja për të bërë gjithmonë më shumë, jo më pak. Por, nga pikëpamja e kujdesit për veten, nëse mendoni se jeni duke marrë shumë punë përsipër, duhet të keni parasysh këshillën e Buffett për të thënë edhe “jo”.

Ne duhet të thjeshtojmë jetët tona. Dhe, duke e bërë këtë, ne duhet të dimë se për cilat gjëra duhet të themi “jo” në mënyrë që të kemi një mendje të shëndoshë. Kjo mund të nënkuptojë që duhet t’u themo “jo” shumë gjërave që nuk na shërbejnë, dhe t’u themi “po” atyre pak gjërave që vërtet kanë rëndësi për të çuar përpara qëllimet tona dhe për të na mbajtur të ekuilibruar.

Vazhdoni të bëni gjërat që ju shërbejnë më së miri

Ju keni të gjithë mundësinë për të vendosur kufijtë e duhur për gjërat që bëhen pjesë e kalendarit tuaj. Prioriteti i parë duhet të jetë që të largoheni nga mundësitë dhe gjërat që nuk lidhen me vlerat tuaja ose që nuk i shërbejnë misionit tuaj.

Me fjalë të tjera, mos i neglizhoni dëshirat tuaja më të thella për atë ?farë dëshironi të arrini në jetë. Nuk duhet t’i dorëzoheni dëshirave të të tjerëve. Është jeta juaj, kështu që merrni kontrollin e saj dhe jetojeni atë.

Delegoni punën sipas pikave të forta të të tjerëve

Bill Gates dhe Warren Buffett kanë kuptuar se faktori kryesor që sjell mbingarkesë dhe punë, është kryerja e së gjithë punës vetë. Rruga më e mirë është të delegoni punën dhe të besoni në aftësitë e të tjerëve për ta përfunduar atë me sukses.

Për drejtuesit dhe themeluesit e bizneseve, delegimi i punës është një aftësi tepër e rëndësishme për të zhvilluar biznesin dhe për ta ngritur atë në nivelin tjetër. Por, nëse ata nuk besojnë se personi ose ekipi me të cilin po punojnë mund ta bëjnë punën me sukses, atëherë biznesi mbetet me një person në krye që bën shumë më tepër gjëra sesa duhet.

Zbuloni gjendjen tuaj të “rrjedhës”

Keni kaluar ndonjëherë disa orë të zhytur aq shumë në punën tuaj, saqë gjithë ato orë ju janë dukur vetëm si disa minuta? Shpesh mund të kemi dëgjuar për këtë dukuri, por a e dimë në të vërtetë se çfarë do të thotë ajo dhe si mund ta arrijmë gjendjen e “rrjedhës”?

Puna e bërë nga eksperti i psikologjisë pozitive, Mihaly Csikszentmihalyi, i cili ishte i pari që përcaktoi gjendjen e “rrjedhës”, tregon se ne mund të rrisim produktivitetin, ndërkohë që shpërblejmë veten me kënaqësi dhe gjejmë kuptimin e punës tonë.

Kur përjetojmë gjendjen e “rrjedhës”, performanca dhe eksperienca jonë arrijnë majën e tyre. Me fjalë të tjera, ne edhe përjetojmë kënaqësi në vendin e punës, edhe ofrojmë performancën tonë më të mirë.

Gjatë kësaj gjendjeje, ju nuk keni shpërqendrime, jeni plotësisht të fokusuar në aktivitetin që po bëni, duke përfituar gjithashtu edhe për të ardhmen tuaj – ju mësoni, rriteni, përmirësoheni dhe ofroni performancën tuaj më të mirë në punë. /INC/monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb