TIRANE

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socilaiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bnashkiake për bashkinë Ura Vajgurore.  Ka nisur me Urën Vajgurore për të vazhduar me Devoll, Kuçovë e të tjera deri në fund të listës së 61 bashkive, në të gjithë vendin.

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiak, pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të votojë me kuorumin e  nevojshëm. Kolegji Zgjedhor ka nisur me Bashkinë Ura Vajgurore duke i dhënë mandatin këshilltarëve bashkiak për të vazhduar me të tjera bashki, në seancat e së hënës e për të vijuar me të tjera ditët në vazhdim.

Kolegji Zgjedhor nuk ka marrë parasysh thirrjen e Partisë Demokratike që kolegji të pezullojë procesin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë, deri në moemntin kur Gjykata Kushtetuese të vendosë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb