Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka nisur mbledhjen e tij jashtë radhe me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

I thirrur për të marrë disa vendime shumë të rëndësishme për përballimin e pasojave të tërmetit, Këshilli me kërkesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me një minutë heshtje të gjithë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit të fortë që goditi vendin tonë javën e shkuar.

Në fjalën e tij Veliaj theksoi se kryeqyteti diti që edhe kësaj here t’i bëjë ballë kapriçove të natyrës, duke u reaguar me forcë dhe në kohë rekord për tu ringritur sërish.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb