Këshilli Europian i Sindikatave të Policisë i kanë deleguar një letër krerëve të BE ku u kërkojnë pajisje mbrojtëse për shkak se ka mungesë të tyre në gjithë Europën.

Sipas letrës së CESP, dërguar Marija Pejçinoviç Buriç, Ursula von der Leyen si dhe David Sassolit konstatohet se shumë policë kanë humbur jetën pasi janë infektuar me COVID-19 gjatë kryerjes së detyrës dhe kanë qenë të papajisur.

CESP shkruan se ka mungesë adekuate të pajisjeve mbrojtëse, veçanërisht të maskave dhe është momenti që tashmë policët europianë të kenë mbrojtjen e duhur.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb