Këshilli Evropian mohon që të ketë plane konkrete për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Në një përgjigje për Birn, KE thuhet se nuk ka plane për të ngritur të ashtuquajtura “platforma shkarkimi” për refugjatët e shpëtuar.

Këshilli Evropian mblidhet më 28 qershor për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Megjithatë, kriza e emigrantëve pritet të jetë çështja kryesore e takimit, çështje që u bë urgjente kur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer sugjeroi që Gjermania duhet t’i kthejë emigrantët në kufijtë e saj. Çështja kërcënon të rrëzojë koalicionin qeverisës të Angela Merkel. Deklarata nga KE vjen ndërkohë që President i Parlamentit Evropian, Antonio Tanini deklaroi për DW, se shihte një kamp refugjatësh në Shqipëri ose Maqedoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb