Këshilli Atlantikut nëpërmjet zv/presidentit të  saj, Damon Wilson ka përcjellë një urim për Edi Ramën dhe PS për fitimin e mandatit të tretë.

Ëilson thotë se Këshili i Atlantikut mezi pret të punojë me qevrinë e opozitë për të thelluar aleancën, demokracinë dhe për të çuar para integrimin në BE.

Ai uron veçanërisht edhe Lulzim Bashën për fushatën e fortë elektorale duke frymëzuar shumëkënd për shpresë.

 

‘’Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.’’- pjesë nga urimi.

Screenshot 6
Screenshot 6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb