Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë në një shkrim të publikuar në faqen e saj zyrtare ka bërë një analizë të situatës në cilën gjendet aktualisht Ballkani Perëndimor.

“Ballkani nuk po kalon një kohë të mirë. Shkalla e madhe e dhunës që përjetoi rajoni në vitin 1990 nuk është më pjesë e politikave ballkanike. Ka progres, sigurisht. Megjithatë, mungesa e dhunës nuk do të thotë se ka mungesë problemesh. Ekonomia e dobët, rritja e pakënaqësisë së popujve karshi liderëve që kanë dhe ripërtëritja e tensioneve etnike ka krijuar tension të lartë poshtë një sipërqafeje të qetë në dukje,” shkruan KE.

Në analizën e bërë flitet edhe për Shqipërinë, ku flitet për politika klanore të ndërthurura me korrupsion. Po ashtu nuk është lënë pa u përmendur edhe çështja e trafikut të drogës.

‘Shqipëria ka ndasi politike të thella ky politika dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjetë hakmarrjeje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave lulëzon në këtë mjedis. Në vend që t’u përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisjes, Edi Rama, kryeministri shqiptar, së fundmi e ka bërë të gjithën edhe më keq duke ngritur fantazmën e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikërat  e separatizmit me Maqedoninë fqinje” shkruhet në analizën e KE.

albaniaaaa

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: