Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba njoftoi ndarjen e 500 milionë eurove për Ukrainën nga Këshilli i BE-së.

“Sot, Këshilli i BE-së ka ndarë paketën e shtatë prej 500 milionë euro përmes EPF-së dhe 45 milionë euro shtesë për misionin e ndihmës ushtarake të BE-së. Unë jam mirënjohës për ndihmën jetike të BE-së për sigurinë, e cila na sjell më pranë mposhtjes së agresorit rus”, shkroi Kuleba në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb