Është zhvilluar këtë të mërkurë takimi i radhës i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Në fjalën e saj Jorida Tabaku, tha se sot korrupsioni sot nuk është korrupsion banaqesh dhe se nuk luftohet me konferenca.

“Sot korrupsioni nuk është korrupsion banaqesh. Nuk luftohet me konferenca. Janë punësuar 10 mijë persona gjatë tremujorit të fundit të 2021. Raporti i OSBE/ODHIR ngre shqetësime për punësimin gjatë fushatës elektorale si edhe me përdorimin e aseteve publike. Trajnimi i administratës publike mbetet problematik për procesin e integrimit. Pavarësia politike, punësimi me meritë, përgatitja dhe trajnimi mbeten ende sfidë e vendit.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se janë krijuar të gjitha Drejtoritë e Integrimit në të gjitha institucionet qendrore.

“Në 2014 është votuar ligji i administratës publike qe ka konsoliduar të gjithë praktikën. Sot përveçse kemi një ligj të detajuar. Që nga mënyra se si merren në punë, si vlerësohen , një ligj organik që është me mbi 84 vota, praktikisht sot administrata është ndryshe dhe është e pamundur të futësh sot në administratën publike nëse nuk kalon procedurat tashmë të konsoliduara të marrjes në punë. Kanë qenë 1500 vende bosh në administratën publike dhe vlerësimin e bën administrata, mund të ketë vende bosh, por është një proces në vazhdimësi”, tha ai.

Tabaku: Qesharake kur shohim se si për çdo zgjedhje lista e PS shkojnë për t’u punësuar. Edhe dje kishit caktuar çdo dy veta nga institucionet për mbushur sallën.

Dhurata Çupi: Përdorimi i administratës publike gjatë zgjedhjeve mbetet ende një problematikë. Në administratën shtetërore ishin 9 mijë patronazhistë dhe administrata nuk kishte performancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb