Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është mbledhur ditën e sotme për t’u njohur me arritjet që bërë Shqipëria lidhur me një kapitull të rëndësishëm të çeljes së negociatave, atë 23 që ka të bëjë me Gjyqësorit dhe të Drejtat Themelore.

Në fjalën e mbajtur në Këshill, Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla theksoi se Kuvendi nga rol kryesor të monitorojë institucionet dhe zbatimin e detyrave në kuadër të procesit të integrimit.

Ai theksoi se nuk mjafton vetëm vullneri i mazhorancës apo qeverisë për integrimin europian, por kërkoi nga gjithë aktorët politikë që të jenë bashkë në këtë proces.

”Më lejoni të vendos theksin, në rolin parësor në monitorimin e institucioneve për integrimin europian. E theksoj se, në një moment historik. Kuvendi duhet të marrë rolin, kontrollues dhe monitorues për detyrimet ndaj procesit.
Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve. Inkurajoj që në këtë fazë sfiduese, të vijojmë takimet intensive për integrimin europian. Për të përmbushur detyrimin ligjor.
Do monitorojë zbatimin e planit të veprimit. Do ishte mirë që secili prej institucioneve planin e veprimit.
Si mund të kuptohet dhe plani i masave. Integrimi europian është rrugëtim kompleks. Nuk mund të pretendojmë, dhe është qasje e gabuar, nëse mendojmë që vullneti i mazhorancës dhe qeverisë është i pamjaftueshëm, duhet të jemi bashkë.”- tha Balla.

Kapitulli 23 është një prej kapitujve që duhet të plotësojë një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Ai ka të bëjë me disa fusha si gjyqësorin, anti-korrupsionin, të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së. Dhe kjo realizohet nga vendet kandidatë me reforma.

Pikërisht për ecurinë e Shqipërisë në bazë të këtij kapitulli, Ministrja e Drejtësisë është thirrur në KKIE për të informuar mbi progresin që është bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb