Këtë të hënë, u mbajt takimi i Këshillit të Investimeve, ku në fokus të diskutimit, ishte nxitja e investimeve për bizneset, sidomos ato turistikë.

Ministrja e Ekonmisë, Anlia Denaj, tha gjatë këtij takimi, se pandemia na përballi me situata që kërkonin trajtime më efikase. Ajo nënvizoi se qeveria do të mbështesë sektorët turistikë, me trajnime të shumta, si dhe theksoi se implementimi i teknologjisë do të rrisë më tepër eficencën.

“Ne sot po diskutojmë mënyrat se si të mbështesim biznesin, drejt një organizimi më efikas, të ndikuar dhe nga situata që pandemia na diktoi. Do të rrisim investimet për trajnimet. Gjatë periudhës së pandemisë kemi mësuar të transformojmë burimet aktuale dhe të gjejmë burime të reja për të transformuar biznesin. Një gjë kemi mësuar, teknologjia është dhe do të jetë një motor që do të na rrisë vlerën përmes eficencës.

Megjithatë, kjo është një strategji që i shërben biznesit. Gjej edhe njëherë mundësinë për të falenderuar për këtë periudhë 5 vite e gjysmë për këtë dialog, e shpresoj që në këtë mbledhje të rrisim vlerat e produktit “made in Albania” e ta bëjmë atë më të dukshëm.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb