TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së sotme një sërë vendimesh të rëndësishme. Një prej këtyre vendimeve ka të bëjë me miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2014, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficencës në fushën e energjisë)”.

Gjithashtu u miratua në parim protokolli shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit.

Qeveria mori vendim përbërjen e komisioneve eprore të caktimit të aftësisë për punë.

Gjithashtu u mor vendim për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të procesit të akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë.

Po ashtu qeveria përcaktoi kriteret, standardet dhe procedurat e programit të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë.

Qeveria gjithashtu shpronësoi, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i rrugëve të bllokut nr.51, në rrugën “Don Bosko”.

Po ashtu u shpronësua, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan”(Shtesa).

Gjithashtu u vendos shpronësimi, për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza lindore Tiranë (lotet I, II).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb