Dega e Partisë Demokratike në Britani, nëpërmjet kryetarit të saj, Naim Hasanit, ka përshëndetur zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Hasani shkruan, se PD është e vetmja forcë që e dërgon Shqipërinë në arenën Ndërkombëtare.

Ai thotë po ashtu, se diaspora nuk e lejon regjimin autokratik të instaluar në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Deges se Partise Demokratike ne Britani!

Dega e PD ne Britani gjate ketyre dy diteve ka ndjekur me shume interes dhe shprese per shqiptarët, procesin e zgjedhjeve te reja per Keshillin Kombetar te Partise Demokratike te Shqiperise.

Pershendesim permbydhjen e ketij procesi ne kohe te shpejte dhe vleresojme vendosmerine e liderit te opozites z. Basha per ti dhene mundesine demokratëve te zgjedhin dhe te zgjidhen ne forumin me te larte vendimmarres te PD.

Me kete rast ju urojme fitoren te gjithe te zgjedhurve dhe shprehim besimin se do te punojme te gjithe se bashku, per ti shkurtuar sa me shume ditet, sistemit totalisht te deshtuar te instaluar ne Shqiperi nga “Rilindja” shkatrrimtare.

Nje beteje e fuqishme na pret ne muajt ne vijim si ne parlament edhe ne arenen kometare e nderkombetare per nje Shqiperi si gjithe Europa, per te faktuar krimin elektoral dhe per te bindur te gjithë shqiptarët per alternativen tone, Europiane, demokratike dhe qytetare.

Ne kushtet ku ndodhet Shqiperia, perfshirja e diaspores ne aksionet per te rikthyer demokracine ne Shqiperi eshte prioritet absolut i Partise Demokratike dhe jemi te bindur se gjysma e popullsise te Republikës se Shqiperise qe jeton ne mergim nuk mund dhe nuk do te pajtohet me rregjimin autokratik te instaluar ne atfheun tone.

Suksese Partise Demokratike dhe shqiptarëve te ndershem kudo qe ndodhen. Zoti e bekofte rrugetimin tone te perbashket per te ardhmen e femijeve tane dhe gjeneratave qe do te vijne ne token tone arbërore!

Per Degen e PD ne Britani

Kryetari

Av. Naim Hasani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb