Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim të premten e ardhshme, më 13 janar, për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Kështu thuhet në programin e mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Ukrinform.

Takimi do të mbahet pasdite në formatin ‘Brifing’. Tema është “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Japonia mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në janar 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb