Është mbledhur këtë të enjte Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi gjatë fjalës së tij tha se të gjithë duhet të punojnë bashkarisht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se integrimi është nj proces mjaft kompleks dhe transformues.

“Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën. Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e -parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga qeveria. Më 19 korrik të vitit të kaluar u mbajt konferenca e parë ndërqevertiare dhe keni parë që u çelën bisedimet për anëtarësim. Kjo fazë është faza me kritike kur ne përcaktojmë kushtet ku Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe është një punë shumë e madhe. Kemi kërkuar që ligj pas ligji, kur dhe si Shqipëria mund të ekzekutojë legjislacionet e BE. Kjo ka të bëjë edhe më zbatimin kur vjen fjala edhe në praktikë. Duhet të sigurohemi që kemi agjencitë e duhura me kapacitetet e duhura për të ekzekutuar rregullat. Kemi shqyrtuar dy grup-kapitujt e parë që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe tregun e brendshëm. Rëndësia e politik bërjes është tejet thelbësore sepse kur të përfundojmë këto shqyrtime do të ketë një vizion për Europën se  Shqipëria po e koncepton të ardhmen. Kemi parë që parlamenti shqiptar i ka rritur përpjekjet për të bërë më shumë transparencë. Jam i lumtur që kemi një parlament të plotë sepse do të thotë që po punohet me të njëjtin  drejtim”, tha Varhelyi.

“Sot kohën do ta ketë zoti Taulant Balla. Qeveria dhe mazhoranca e dinë shumë mirë se si të na e shkurtojnë fjalën”, u shpreh Tabaku teksa i kaloi fjalën ministren Xhaçka e pranishme në këtë tryezë.

Olta Xhaçka: “Kjo është një nga periudhat më të suksesshme të historisë së integrimit të Shqipërisë në BE. Duhet të kemi një bashkëpunim efikas për objektivin e përbashkët, Shqipërinë Evropiane dhe BP Evropian. Negociatat janë një proces i vështirë, Shqipëria duhet të përgatitet në shumë mënyra. Shqipëria i është përkushtuar rrugës drejt BE dhe procesit të transformimit që të çon atje”.

Enkelejd Alibeaj: Kryeministri në një luftë të hapur ndaj opozitës. Refuzimi me shumë neveri që kryeministri i ka bërë parlamentit sidomos për rastin McGonigal është e qartë dhe po ashtu ka pasur edhe një gjë më të rëndë; lufta e madhe që është bërë kundër PD. Sa kohë që cilësia e zgjedhjeve është barrë e qeverisë secili këtu mund të nxjerrë konkluzionet e veta. përdorimi i administratës publike në zgjedhje, abuzimi i votës, nuk kanë pasur një asnjë ndryshim. Pavarësisht situatës unë e përsëris se angazhimi i opozitës në mbështetje drejt rrugës europiane është pa kushte .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb