TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 2.00%, vendosi emërimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi Natasha Ahmetaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.

Po kështu Këshilli Mbikëqyrës miratoi emrat e 3 anëtarëve të Komitetit të Auditit, të cilët janë anëtarë joekzekutivë të Këshillit Mbikëqyrës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: