TIRANE

Anëtarët e këshillit politik kanë dështuar në arritjen e një konsensusi për ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të kalojnë nesër për votim në seancë plenare. Janë pikërisht listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore që ndajnë mbajnë peng konsensusin mes palëve.

Amendamentet kushtetuese modifikojnë dy nene të Kushtetutës: nenin 64, i cili është dispozita kushtetuese që rregullon sistemin zgjedhor, si dhe nenin 68, i cili është dispozita kushtetuese që rregullon kandidimin si deputet.

Ndryshe PS, opozita e bashkuar kërkon të mos ndryshojë neni 64 i Kushtetutës.

ÇFARË PARASHIKON NENI 64 I KUSHTETUTËS

1.Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. 2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial. 3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Sakaq referuar nenit 68 PD kërkon që të hiqet një fjali e këtij neni, që con më pas në hapjen 100% të listave zgjedhore.

ÇFARË PARASHIKON NENI 68 I KUSHTETUTËS

Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. 2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.

Në propozimet e saj, opozita e bashkuar kërkon që fjalin e tretë e këtij neni, pikërisht: “Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”, çon në listat 100% të hapura.

Sakaq maxhoranca dhe opozita parlamentare kanë rënë dakord për ndryshimin e neneve 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës, në të cilat synohet të ndalohen koalicionet parazgjedhore mes partive si dhe të vendoset një pragu për ndarjen e mandateve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb