Këshilli Politik do të mblidhet nesër në mesditë. Pas mosmarrëveshjeve për t’u mbledhur të mërkurën duket se opozita dhe maxhoranca kanë rënë dakord për t’u mbledhur nesër në orën 12:00.

Ndërkohë që Damian Gjiknuri kishte propozuar orën 10:30 të së premtes, dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë propozuar që mbledhja të zhvillohet në orën 12:00, gjë që është pranuar nga përfaqësuesi i maxhorancës.

“Z.Gjiknuri.
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00”, thuhet në e-maili-n e Bylykbashit e Vasilit.

Ndërkohë që zyrtarisht konfirmohet mbledhja nesër në mesditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb