Komisioni për rithemelinin e Partisë Demokratike, e ngritur në Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cilëson si të pavlefshme vendimet e ndërmarra sot nga Këshilli Kombëtar.

Përmes një njoftimi, ata bëjnë me dije se me shumicë votash u vendos për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, e nga dje sipas tyre, ai nuk ka më asnjë funksion tjetër veç atij të deputetit. Në njoftim, saktësohet më tej se vendimet e ndërmarra këtë të diel për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, sekretarëve dhe Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar janë nul, e nga dje sipas tyre, përdoret vetëm logoja e dikurshme, ajo në të cilën u krijua Partia Demokratike.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Deklaratë

Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike vëren se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-tës, persona që perveç humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve.

Ju bëjmë me dije se me 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.

Falenderojme shumicën e anëtarëve te Këshillit Kombëtar që ju përgjigjën thirrjes së Komisionit të Rithemelimit për të bojkotuar tallavanë e deputetit Basha. Ashtu siç dhe e kemi theksuar mbledhja e sotme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike

Bëjmë me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike janë rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje, çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm.

I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi në themel të saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti për statutin e PD si kontrata jonë e përbashkët me cdo demokrat. Kurrë më në PD nuk do të shiten dhe blihen mandatet e deputetëve! Nga sot e tutje ata do vendosen me transparencë te plotë nga vota e anëtarësisë së saj përmes primareve.

Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te çertifikojë përfundimisht ndarjen nga humbësi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike.

Komisioni për Rithemelimin e PD
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb