TIRANE

I pozicionuar në një nga zonat më të preferuara universitare të kryeqytetit, me një infrastrukturë të shkëlqyer dhe kushtet më të mira për mbarëvajtjen e mësimit dhe argëtimin e studentëve, Universiteti Luarasi është një ndër fakultetet që maturantët kanë në opsionet e tyre për të ndjekur studimet e larta.

Ata janë në fazën e këshillimit të karrierës tashmë, e megjithatë e kanë të qartë degën dhe universitetin ku duan të studiojnë. Për t’iu ardhur në ndihmë, për të përgjigjur pikpyetjeve të tyre apo çdo dileme, stafi akademik i përkushtuar, i cili dallohet për profesdionalizëm të lartë, zhvilloi një takim me gjimnazistët e shkollës Sami Frashëri.

Pas shpalljes së rezultateve të akreditimit të shkollave të larta publike dhe shtetërore, Universiteti Luarasi akreditohet maksimalisht për gjashtë vite duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit. Ky certifikim, që dëshmon cilësinë dhe besueshmërinë e lartë të diplomave, është vetëm një nga arsyet përse maturatët preferojnë të studiojnë në universitetin Luarasi.

Sot, Universiteti Luarasi ka tre fakultete: atë të Drejtësisë, Emonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe inovacionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb