95,950 është numri i qytetarëve që kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar që u ka ardhur në banesën e tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Rama i cili me një postim në Facebook shkruan se hapat e “Këshillimit Kombëtar” janë tejet inkurajuese.

“ 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë ? Duke ju falenderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin #KëshillimiKombëtar”- shkruan ai

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb