Kryeministri Edi Rama ka publikuar bilancin e deritanishëm të pyetësorit dorëzuar qytetarëve, në nismën më të re të qeverisë të quajtur “Këshillimi Kombëtar”.

Kryeministri bën të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se janë mbi 1000 pyetësorë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në këtë nismë, ndërkohë janë mbi 36 mijë numri i pyetësorëve të plotësuar online.

Ai shton më tej se duhet vazhduar të dëgjojmë njëri-tjetrin, si qytetarë e njerëz për të marrë vendimet e duhura për Shqipërinë, e “thumbon” opozitën ku thotë: “teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”.

Postimi i Edi Ramës:

Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/
Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: