TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste, Adelina Rista ka reaguar pas largimeve të disa këshilltarëve bashkiakë nga radhët e LSI, duke iu bashkuar PS-së. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja socialiste shkruan se “Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, në çdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së”.

Sipas Ristës, një fenomen i tillë ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet.

REAGIMI I PLOTE
… Të zhgënjyer???!!!
… Tani u qenkeshin hapur sytë???!!!
… Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!
…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!
Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë palagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës…
Fenomeni LSI!……
Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet…
#FenomeniLSI#

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb