Antony Blinken ka reaguar pas njoftimit se Joe Biden do ta nominojë atë për të shërbyer si Sekretari amerikan i ardhshëm i Shtetit.

Blinken, një ish-zëvendës sekretar i shtetit, ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë shprehur dhe se nëse konfirmohet në këtë detyrë do ta marr me gjithë zemër.

“Mesazhet nga miqtë dhe kolegët që kam marrë gjatë 15 orëve të fundit më kanë nderuar. Jam i nderuar të njoftojë zyrtarisht se jam emëruar për të shërbyer si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, ka shkruar 58-vjeçari në llogarinë personale në Twitter.

Blinken shërbeu në një numër rolesh të larta nën administratën e Barack Obamës, përfshirë punën si këshilltar i sigurimit kombëtar të Joe Biden gjatë mandatit të parë të Obamës.

Zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden bashkë me Blinken kishte vizituar Kosovën më 22 maj të vitit 2009. Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: