Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet në takimin e zhvilluar në Senatin Amerikan foli për tensionet në Begrad dhe në Prishtinë, ndërsa theksoi se veprimet që nxisin dhe provokojnë tensionet në veri të Kosovës duhet të shmangen.

Gjithashtu ai ka theksuar se në bisedimet e zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit si edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të qartë që liderët duhet të çojnë përpara marrëveshjet, si edhe të punojnë për normalizimin e dialogut mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: