BBC më herët ka raportuar se janë duke u bërë përpjekje për ndërmjetësim në mënyrë që t’i jepet fund luftimeve, por këto përpjekje dhe thirrjet nga vendet e tjera nuk kanë pasur efekt deri më tani.

Një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë BBC-së se thirrjet ndërkombëtare për përmbajtje ishin të gabuara.

Mark Regev tha se Hamasi kishte filluar konfliktin dhe Izraeli duhej ta bënte atë të paguante një çmim. “Nuk ka asnjë rregullim magjik këtu, dhe nëse përpiqesh të detyrosh një armëpushim të parakohshëm, ti thjesht do të kthehesh në sheshin e parë dhe ne do të jemi këtu përsëri pas një muaji, dhe po më pyet pse është Hamasi duke qëlluar me raketa në Izrael dhe ne po përgjigjemi. Kjo lloj përgjigje nuk është një zgjidhje, por thjesht do ta zgjasë problemin”, tha ai.

“Ne nuk e donim këtë konflikt, por tani që ka filluar, ai duhet të përfundojë me një periudhë të qëndrueshme qetësie dhe kjo mund të arrihet vetëm kur Izraeli ta kontrollojë Hamasin – strukturën e tyre ushtarake, komandën dhe kontrollin e tyre. Hamasi duhet të dalë nga ky kuptim që thjesht nuk është në interesin e tyre për të qëlluar me raketa në Izrael”, pohoi Regev.
Bilanci pesë ditor deri më tani ka rezultuar me humbjen e jetës së 120 palestinezëve dhe 9 izraelitëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: