Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton mbërriti në Kiev të martën për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky, një ditë pas njoftimit të një samiti të ri të paqes mbi konfliktin në lindje të Ukrainës, shkruan AP.

“Bolton është këtu për të nënvizuar mbështetjen e SHBA për sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial dhe rrugën Euro-Atlantike”, tha Ambasada e SHBA në mediat sociale.

Këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump pritej të zhvillojë bisedime me Zelensky të mërkurën.

“Ne mbështesim përpjekjet dhe vizionin e Presidentit Zelensky për të krijuar një Ukrainë më të fortë dhe më të prosperuar,” shkroi Bolton në Twitter.

Pasi mbërriti, Bolton vuri lule në një memorial për ata që u vranë në luftën kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb