TIRANË- Këshilltari i LSI-së Emiljano Aleksi ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist të Shkodrës Namik Kopliku që kërkoi ndarjen e PS-së nga LSI, duke akuzuar Ilir Metën për tradhti ndaj elektoratit.

Në një status në “Facebook”, Aleksi i kujton deputetit dhe deputetëve të PS-së se ‘një milion vota’ i morën bashkë me LSI. Ai iu kërkon të mos bëhen nihilistë duke mohuar kontributin e aleatit. Këshilltari i Metës citon edhe patriarkun e letrave shqipe Dritëro Agollin.

STATUSI I ALEKSIT
Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.
Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.
Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.
Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të “Një Milion votave” të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.
Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:
E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhashë…Mbahu!
Të nesërmen në fshat kur arritëm,
U tha të tjerëve:
Më rrahu!

Aleksi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb