Një ditë pasi Presidenti i vendit, Ilir Meta dekretoi shkarkimin e komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, vjen një sqarim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri.

Ai thotë se shkarkimi ka ardhur si pasojë e mbarimit të mandiatit dhe për asnjë arsye tjetër, as për shkelje ligjore siç thuhet në disa media

REAGIMI I PLOTË
Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.

Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.

Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb