TIRANE – Këshilltari i kryeparlamentarit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me replikat në distancë mes djalit të ish-­kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Kuvendit. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Emiljano Aleksi sulmon Shkëlzen Berishën duke thënë: “Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku”.
“Po Shkëlzeni burri i kujt është…i Sadies apo i Arminës..?! Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku.. Për Metën familja është kryevepra e natyrës…Shkëlzen…Për gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur… dhe kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur..!”,­ – shkruan Emiljano Aleksi.
Më herët, Shkëlzen Berisha në një postim në Facebook, duke mohuar akuzat e Metës, shkruan se dilema e vetme tashmë mbetet të kuptohet nëse në krye të Kuvendit është “Burri Monikës, apo shërbëtori i Shkëlzenit”?
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: