Këshilltari i Presidentit, Ilir Meta, Edmond Panariti ka vizituar në spital kompozitorin e njohur Limos Dizdari.

Ai ndodhet i shtruar në QSUT, e sipas Panaritit gjendja është ende delikate. Testi PCR për kompozitorin ka dalë negativ, mirëpo thuhet nga mjekët se ka kaluar një pneumoni. Megjithatë sipas tij, mjekët ndodhen aty për t’i dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Panariti tha më tej se parametrat mjekësore të muzikantit janë të qëndrueshme dhe theksoi se ai i duhet ende artit shqiptar.

“Shpreh falenderimin tim ndaj Sivla Binos për të gjithë zbatimin në mënyrë të plotë të protokollit. Gjendja mbetet kritike. Ndodhet në duar të sigurta në një trajtim që bëhet sipas trajtimeve të duhura. Disdari është një figurë e nderuar. Kolonat zanore të tij kanë mbetur në memorien tonë. Të gjithë jemi rritur me kompozimet e tij mbresëlënëse, që mbetet një detyrë që duhet t’i përçojmë edhe te brezi e ri. Duhet të kërkojmë që profesori të ngrihet në këmbë sepse ka shumë për të dhënë.

Analizat PCR del negative për COVID-in, megjithatë pneumonia është aty, dyshohet me origjinë bakteriale. Po veprohet me një grup antibiotikësh. Parametrat janë stabël, por duhet ende kohë për të dalë nga gjendja kritike. Kur jemi të përqendruar te ajo që mund të bëmë për të nxjerrë nga kjo gjendje kritike profesorin, të merren me insinuata keqdashëse që janë të pa vërteta. Presidenti ka vendosur të dekorojë profesorin dhe këtë ia ka shprehur atij. Por edhe profesori i nderuar për shkak të debatit që ka pasur me qeverinë e ka shtyrë këtë. Siç thashë, është komplet pa vend, që të spekulosh në një situatë të tillë kur duhet të bëjmë ç’është e mundur”, tha Panariti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb