TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ këshilltari i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj thotë se opozita e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës zgjati sa shiu i verës. Sipas tij, dje këshilltarët e LSI votuan pro te gjitha akteve sipas tij korruptive të Erion Veliajt.

Statusi i Fabian Topollaj:
Opozita e LSI ne Keshillin Bashkiak Tirane zgjati sa shiu i veres.
Pas bojkotit te mbledhjes se kaluar ku u rrit cmimi i ujit ne Tirane dhe pretendimit se Veliaj ju bleu 2 keshilltare, dje LSI votoi pro te gjitha aktet korruptive te Veliajt, perfshi dhe Planin e Detajuar Vendor për 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri, perfshi dhe trefishimin e tarifës se pastrimit, perfshi dhe vendimin absurd qe keshilltareve te opozitës te mos ju jepet fare fjala ne Keshill Bashkiak. Dhe nje procedure tenderi zgjat me shume se opozita e LSI.

(d.d/BalkanWe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: