Një këshilltar i presidentit ukrainas, Zelensky ka apeluar për ndihmë për Ukrainën.

Ai deklaroi se duhet të krijohen “korridore humanitare” në pjesët e pushtuara të vendit për të lejuar që ndihma humanitare të organizatave ndërkombëtare të arrijë në to.

Mykhailo Podolyak akuzon forcat ruse se kanë lejuar zonat ukrainase nën kontrollin e tyre të bëhen “vende plaçkitjesh, grabitjesh, vrasjesh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb