Kryeministri i vendit Edi Rama duke folur sërish për përgjimet e antimafias italiane tha se aty përmendet edhe këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla por edhe vetë Presidenti.

Ai u shpreh se pavarësisht se flitet për ta, kjo nuk provon asgjë, pasi nuk ka prova. Prokuroria italiane tha Rama ka dalë në konkluzionin se nga gjithë dosja personat e përmendur kanë arritur të hapin vetëm një dyqan në Shqipëri, për shitjen e rrobave të punës dhe kjo është pika ku duhet të fokusohen mediat, sipas tij.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: