Sulmet ajrore të Rusisë janë fokusuar në Ukrainën Lindore. Këshilltari i presidentit Volodymir Zelensky, Oleksy Arestovich bëri me dije se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë këtë zonë.

Arestovich tha më tej se përpjekjet ruse për të rrethuar trupat ukrainase në lindje janë të kota dhe se situata është në kontroll.

Më herët Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, theksoi se raketat ruse kishin shkatërruar katër objekte të magazinimit të karburantit në qytetet ukrainase, Mykolaiv, Kharkiv, Zaporizhia dhe Chukhuiv .


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: