Franck Kessie qetëson drejtuesit e Milan, dëmtimi i tij nuk është aq i rëndë sa parashikohej në fillim. Mesfushori të hënën bashkohet m grupin ndërsa nuk vihet në dyshim prezenca e tij në derbin kundër Inter.

Ajo që shqetëson më shumë drejtuesit e klubit kuqezi është fakti që Kessie vijon të refuzojë çdo ofertë që vjen për rinovimin e kontratës së tij aktuale që i skadon në fund të sezonit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, jo vetëm Tottenham, në garë për të siguruar shërbimet e tij janë përfshirë edhe dy ekipet e Serie A, Inter dhe Juventus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb