“Koha për t’u zgjuar”, emisioni i mëngjesit në News24 është bërë forumi i qytetarëve, të cilët qajnë hallet dhe shprehin pakënaqësitë apo problematikat e tyre.

Mëngjesin e sotëm, qytetarë të shumtë kanë telefonuar duke folur për pensionet, infrastrukturën rrugore, por edhe zhvillimet e fundit politike dhe veprimet e qeverisë.

Një prej tyre ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë duke thënë se e shpërbënë Shqipërinë, pasi kanë mbetur vetëm të moshuarit në vend.

“Ballsh-Fratar nuk kemi një urban që të lëvizim, nuk kemi transport publik, duhet të paguash taksinë 30 mijë lekë. Në bashkinë e Fierit nuk ka fshat pa transport, kurse ne kemi ngelur zonë e vdekur qëkur u bë autostrada”, tha një qytetar nga Mallakastra.

“T’iu vihet rëndësi pensionistëve. Ata votojnë në këtë vend. Ilaçet me çfarë do i marrim ne. Unë jam 83 vjeç”, tha një pensionist.
“Pamë atë tenderin në Kuçovë që ia kishte dhënë kontraktorit dytësor. 4 mln euro. Është tmerr. Ky malukati i gjatë po na tmerron. Dhe këta të huajt nuk u shprehën për megaskandalin më të madh në Shqipëri, kur DASH i dha të pastra veprimet e kësaj qeverie. këta janë llum nga koka te këmbët.
Më e pakta nga të gjitha është antiamerikan. Ai ka shok Vuçiçin, Vuçiçi ka shok Putinin, miku i mikut tim është dhe miku im”, u shpreh një tjetër qytetar.

Në emision ka ardhur dhe një telefonatë nga Zvicra.
“Kisha një dëshirë që populli shqiptar të bëjë lojën e popullit të Kosovës për zgjedhje që të tre këto parti t’i largojë dhe të votojë këta të rinjtë. Pse këto televizione nuk bëhen bashkë dhe t’i bojkotojnë këta politikanë se nesër do u vijë atyre në shtëpi. I ka rënë News24, do iu bjerë dhe atyre të tjerëve”, tha një qytetar nga Zvicra.

“Ka 12 vjet në pushtet Rama, thonë akoma e ka fajin Sala. As regjimi i parë nuk ta prishte ndërtesën kur ta bëje. Nuk të linte ta bëje, por kur e bëje nuk ta prishte. Këta e shpërbënë Shqipërinë. Ikën të rinjtë, ikën të gjithë. kush do votojë? Do votojmë ne pleqtë që jemi me brekë nëpër këmbë”, u shpreh një i moshuar.

Një tjetër qytetar paraqiti problemin e tij me Agjencinë e Trajtimit të Pronave.
“Kam një problem me ATP-në. Kam që në vitin 1994 që i kam dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe sa herë kam shkuar për komunikim me ta, më thoshin je në rregull, je në rregull. Unë kam një pronë truall, e cila nga komisioni i vërtetimit të pronave dhe nga vlerësimi është vlerësuar 5 mln lekë të vjetra. Gjithë këto vite një sorollatje e tepër. Para 3 vitesh doli dhe ligji ata pronarë që janë nën 10 mln lekë të vjetra, do t’u jepen lekët cash. Asnjë gjë, asnjë gjë asnjë gjë. Tani i kanë mbyllur sportelet dhe thonë komunikoni në telefon. Por unë jam burrë i vjetër dhe me thonj nuk komunikoj dot. Unë dua të kontaktoj me drejtuesin, me atë të shpjegohem, nuk shpjegohem dot me germa”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: