TIRANE – Fotografinë e mësipërme e ka publikuar ish-Kryeministri Berisha në rrjetet sociale, me diçiturën: “Këta nuk janë të dehur nga rakia, por nga ideologjia”. Me këtë shënim sarkastik, Berisha ka komentuar Zv.Kryeministrin Niko Peleshi dhe aktoren e njohur korçare, Zamira Kita, në një foto tip “Paparazzi”.

Qendrimi i Kitës me dorën e mbledhur grusht përreth një tryeze i përafrohet pikturës së njohur “Kur lindi partia”.

party_foundation_8_11_1941

Po, ku realisht kanë dalë këtu Peleshi e Kita dhe pranë tyre, edhe kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo e të tjerë? Fotoja është publikuar nga “Panorama” që në dhjetor 2014, në një restorant, ku ata, me miqtë e tyre socialistë, janë mbledhur pas punës.

kita

Panorama shkruan: “Niko Peleshi la drejtimin e qytetit të tij, Korçës, pas ofertës që mori nga Kryeministri Rama për t’u bërë zëvendës i tij. Por, me sa duket, Peleshi nuk e ka të lehtë të ndahet prej qytetit të tij dhe mbi të gjitha ai duket se shijon dhe zbavitet më shumë kur është në Korçë. Këtë e vertetojnë edhe disa foto që ka hedhur mbrëmë në facebook këshilltari i Kryeministrit Rama, Fate Velaj.

peleshi-31

Peleshi dhe stafi i tij kryeministror, mbasi ka mbaruar takimin që bëhet në kuadrin e Forumit Urban, kanë zgjedhur një restorant për të ngrënë dhe për t’u argëtuar.

Siç shihet në foto, në krah të Peleshit është aktorja simpatike korçare, Zamira Kita dhe duket qartë që aty askush nuk po vijon bisedat e Forumit Urban, por kanë hequr kostumet dhe kollaret zyrtare dhe po argëtohen pa asnjë lloj censure dhe sikleti. Madje, të pranishmit janë argëtuar edhe me tingujt e kitarës të luajtura nga Zv/kryeministri Peleshi. Përfundimisht, kjo është një qeveri që sjell shumë alegri.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: