Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka nuk i ka kursyer kritikat ndaj ambasadores amerikane në Tiranë , Yuri Kim.

Në një reagim në rrjete sociale, Paloka shprehet se pavarësisht presioneve që kryeministri Rama i ka bërë organeve të drejtësisë, nuk është parë asnjë reagim nga ambasadorja Kim.

Reagimi i plotë:

Me pyeti dikush se perse nuk reagon Yuri kur Rama publikisht i ben presion drejtesise?

“Nje fjale thuhej nga PD per organet e reja dhe menjehere te hidhej Yuri ne fyt. Tani Rama ben presion hapur po ambasadorja ne heshtje te plote”

I spjegova qe nderkohe vete Yuri bashke me Ramen po i bejne presion gjykatave qe vulen e PD t’ju a japin atyre qe ka emeruar Rama si opozite dhe kete e quajne “nxitje per te vendosur drejtesi”.

E keni vene re besoj qe tre jane ata qe kerkojne sot me kembengulje dhe me cdo menyre largimin e Berishes nga politika ; Rama , Yuri dhe grupi L.B,E.A.

Qellimi eshte i perbashket; mos i prishet qetesia Rames nderkohe qe vjedh, dhunon e poshteron shqiptaret!

20

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: