Protestat e shpërthyera në qytetin meksikan Guadalajara kulmuan me vënien e zjarrit ndaj një polici.

Prej disa ditësh, Meksika është përfshirë nga protestat, pas vdekjes brutale të një të riu, rast i ngjashëm me atë të George Floyd në SHBA.

Policia e ndaloi të riun sepse nuk kishte vënë maskë mbrojtëse, por e rrahën keq saqë Giovani Lopez ndërroi jetë.

Videoja që qarkullon në rrjete sociale shfaq një grup policësh me motoçikleta, ku në një momentin një person i maskuar i derdh shishen me benzinë në shpinën e një zyrtari policor, të cilit më pas i vë flakën.

Kolegët e tij reaguan në kohë, duke shuar menjëherë flakët. Raportohet se polici ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: